MENU
klinika

Ju japim zgjidhjen!

Keni sëmundje lëkure?

30.10.2018 - 12:24

Sëmundjet e lëkurës janë të shumta, të shumëllojshme, si nga shkaku i tyre ashtu edhe nga shenjat. Por në fillim theksojmë se në një shkallë të konsiderueshme, ato varen nga niveli i higjenës vetjake.

Sa më pastër të mbahet lëkura, aq më të rralla janë infeksionet e shkaktuara nga sëmundjet e ndryshme. Sëmundjet e lëkurës mund të japin shenja të vuajtjes së tërë organizmit. Shenjat kryesore janë temperaturë dhe dhimbje.

Sëmundjet alergjike që lokalizohen në lëkurë japin ekzema, urtikare, sëmundje ngjitëse si: fruthi, skarlatina, lija e dhenve etj. Paraqiten edhe sëmundje të tjera qelbëzuese të lëkurës. Ky grup sëmundjesh shkaktohet nga mikrobe të ndryshme.

Në shfaqjen e tyre një nga faktorët kryesorë është mosmbajtja e pastërtisë së lëkurës dhe moszbatimi i rregullave elementare të higjenës. Disa nga këto sëmundje kanë karakter ngjitës dhe përhapen shumë në stinën e verës dhe të vjeshtës.

Po kështu formohen dhe forunkula dhe mastite (gjëndra të qelbëzuara). Ky është infektimi i gjëndrave të djersës, gjëndrës së yndyrës, që dalin dhe shpesh në pjesë të ndryshme të trupit, në duar, këmbë, qafë, e në pjesën e poshtme rreth e qark anusit.

Disa mënyra trajtimi

Pas pastrimit të plagës nga mbeturinat e gjakut të indeve të nëkrotizuara bëhet dezinfektimi me raki të fortë rrushi dhe pas 4-5 minutash lyhet me pomadën e përgatitur si më poshtë:

Përzihen 2 filxhanë gjalp i freskët ose dyll blete i sapo shkrirë në filxhan, lëkurën e dytë të shtogut të grimcuar dhe lihet në zjarr derisa të marrë ngjyrën e kafes së hapur. Ena largohet nga zjarri dhe përzierja, siç është e ngrohtë, kullohet më napë të pastër.

Në kullesë hidhen 5 të verdha vezësh dhe 1 lugë gjelle me rrëshirë pishe dhe përzihen me lugë druri derisa të formohet një pomadë e njëtrajtshme. Me këtë pomadë lyhet plaga 2 herë në ditë, për 5-6 ditë rresht ose deri në shërim të plotë.

Merren 2 të verdha vezësh, 1 filxhan vaj ulliri, 2 lugë kafeje niseshte, 2 lugë kafeje sheqer i pluhrosur imët, përzihen sa të formohet masa e njëtrajtshme. Lyhet plaga 2 herë në ditë.

Nga jashtë, si mjekim lokal përdoret: 50-100 gr bimë nga gjethe të njoma të arrës në 1 litër ujë dhe zihen për 10-15 minuta.

Lahet plaga disa herë në ditë me këtë solucion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN