MENU
klinika

Shenjat e para

Këto janë sinjalet e trupit që ju tregojnë se veshkat janë në rrezik

29.10.2018 - 16:02

Veshkat janë një nga organet kryesore të trupit dhe janë të vendosura poshtë brinjëve. Ato kanë disa funksione ,por më e rëndësishmja  është të filtrojnë rreth  120 dhe 150 litra gjak në ditë në mënyrë që trupi ynë të mund të punojë në mënyrë adekuate. Disa nga rolet e tyre kryesore janë ruajtja e stabilitetit të gjakut, parandalimi i depozitimit të lëngjeve dhe mbetjeve në trup, balancimi i elektroliteve duke rregulluar presionin e gjakut, mbajtja e kockave të forta dhe prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut. Sidoqoftë, kur ato dëmtohen dhe funksionimi i tyre pengohet, shëndeti juaj  është në rrezik.

Shenjat më të zakonshme  të dëmtimit të veshkave:

Enjtje

Duke punuar me një ritëm më të ulët do të minimizohet aftësia e veshkës për të nxjerrë lëngjet nga trupi dhe kjo mund të çojë në grumbullimin e tyre në  gjymtyrë. Do të ndjeni ënjtje në duar, këmbë dhe në fytyrë.

Ndryshime në urinim

Nëse keni vështirësi urinimi, nëse ndjeni presion gjatë urinimit, nëse urina  ka një ngjyrë shumë më të errët ose vjen në sasi më të vogla, nëse është shumë më e zbehtë se zakonisht, në qoftë se keni urinë me flluska dhe shkumë, ose nëse  vazhdimisht zgjoheni natën për të urinuar, duhet menjëherë të konsultoheni me mjekun tuaj për t’u nënshtruar testeve të nevojshme.

Skuqjet e lëkurës

Dëmtimi i veshkave nuk lejon eliminimin e toksinave nga gjaku dhe kjo mund të shkaktojë skuqje të rënda të lëkurës ose kruarje të tepruar të shkaktuar nga mbeturinat. Gjithashtu irritimi dhe thatësia janë shumë të zakonshme.

Lodhje  

Kur ato funksionojnë në mënyrë optimale, prodhimi i hormonit EPO është i rregulluar.EPO  është hormoni që është përgjegjës për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut që mbartin oksigjen,të cilat nëse nuk punojnë 100 %, do të prodhojnë më pak qeliza të kuqe gjaku, që bëjnë transferimin e oksigjenit. Kjo mund të shkaktojë që muskujt e trurit të lodhen shpejtë dhe të çojnë në anemi.

 

 Frymëmarrje të shkurtra

Për shkak të mungesës së oksigjenit të shkaktuar nga dëmtimi i veshkës, mund të keni frymëmarrje të shkurtra dhe më të shpeshta.

 

Shije metalike në gojë

Një tjetër shenjë e dëmtimit të veshkave janë mbetjet toksike që përhapen në gjakë. Kjo çon në ndjenjën e një shije metalike në gojë, si dhe në humbjen e oreksit dhe në ndryshimin e preferencës së ushqimit.

Vështirësi  në përqëndrim dhe marrje mendësh

Siç e dimë, anemia është e lidhur me dëmtimin e veshkave,pasi mosfunksionimi i mirë I tyre shkakton  mungesën e  oksigjenit për trurin që nevojitet për shumë procese, duke përfshirë përqendrimin dhe gjithashtu mund të shkaktojë humbje të kujtesës dhe marramendje.

 

Dhimbje në pjesën e sipërme  dhe anësore të shpinës

Nëse kjo shoqërohet nga spazma, mund të jetë pasojë e gurëve në veshka ose infeksioneve të ndryshme.

 

Të  dridhura

Sasia e pamjaftueshme e oksigjenit për trurin, sic e përmendëm më sipër shkakton anemi, një gjendje që shpesh karakterizohet nga një ndjenjë e vazhdueshme të ftohti  dhe të dridhura, pavarësisht nga temperatura jashtë ose brenda.

Të vjella

Toksinat në gjak mund të çojnë lehtësisht në të përzierje dhe të vjella. Në shumë raste, kjo gjëndje mund të tregojë sëmundje të tjera, kështu që duhet të përmendni çdo simptomë tjetër tek mjeku për të përcaktuar shkaktarin e saktë.