MENU
klinika

Ngacmimet seksuale

Kidman: Isha me një mashkull të fuqishëm, më ka mbrojtur

16.10.2018 - 14:18

Teksa Hollywood-i është pushtuar nga akuzat për abuzime seksuale, për këtë çështje nuk ka hezituar të flasë edhe një emër i madh i aktrimit si Nicole Kidman, e cila është intervistuar së fundmi nga revista “New York The Cut”.

Aktorja e famshme nis artikullin duke specifikuar se fuqia e saj kryesore në industri është te shfrytëzimi i inteligjencës së saj për të lejuar realizimin e projekteve të rëndësishme.

Nicole Kidman pastaj prek temën delikate të ngacmimit seksual në industrinë e filmit duke folur për përvojën e saj. Aktorja pranon se ka pasur momente të saj të shumta gjatë viteve, pa hyrë në detaje.

Dua të tregoj abuzimet në një artikull? Jo. Ato dalin nga puna ime? Po. Dëshiroj që emocionet e mia të rrjedhin nga ajo që bëj dhe nuk flas për abuzimet seksuale, po flas për humbje, vdekje, e të gjithë bagazhit të jetës. Por, duhet të jetë e qartë se njerëzit nuk duhet të vuajnë më nga ngacmimet seksuale. U martova shumë e re dhe ajo që përfitova nuk mund ta përkufizoj si fuqi, por mbrojtje. U martova nga dashuria, por të martohesh me një person kaq të fuqishëm si Tom Cruise më ka mbrojtur nga ngacmimet seksuale”, deklaroi Kidman.

Aktorja u martua me Tom Cruise në vitin 1990, ndërsa u ndaj pas 11 viteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN