MENU
klinika

Reagon Patriarkana Ikumenike

Kisha Orthodhokse e Ukrainës ndahet nga Kisha Ruse

12.10.2018 - 09:21

Patriarkana Ikumenike e Konstandinopojës ka vendosur pranimin e kërkesës së Kishës Orthodhokse të Ukrainës për tu ndarë nga Kisha Orthodhokse ruse në Moskë.

Pas takimit konsultativ që ka vazhduar për 3 ditë në Patriarkanën Ikumenike e Konstandinopojës u mor vendimi për kërkesën e pavarësisë së Kishës Orthodhokse të Ukrainës.

Në fund të takimit Mitropoliti francez Emanuel, në një deklaratë për gazetarët në cilësinë e përfaqësuesit të Patriarkanës Ikumenike të Konstandinopojës duke ripërsëritur vendimin që kanë marrë më parë në këtë çështje në mbështetje të kërkesës së kishës ortodokse të Ukrainës për pavarësi (Autoqefali) ai ka shprehur se e kanë vërejtur të përshtatshëm këtë kërkesë.

Mitropoliti Emanuel ka njoftuar se është finalizuar vendimi në lidhje me kërkesën për ndarjen e Kishës Orthodhokse të Ukrainës nga Kisha Orthodhokse ruse e Moskës.

Njoftimi i vendimit është ndjekur edhe nga gazetarët e ardhur nga Rusia dhe Ukraina.