MENU
klinika

Defiçit brenda në ligj

KLSH përplaset me qeverinë/ Devijime në borxhin publik

16.10.2018 - 17:58

Së fundmi në Komisionet Kuvendore, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit me kritikat ndaj finnacave të qeverisë, është bërë objekt debatesh të forta. 

KLSH ka dalë në konkluzionin se qeveria ka fshehur shifrat e borxhit. Përgjigjet ministri i Financave, Ahmetaj thotë se deficiti është brenda ligjit. Borxhi publik është ulur.

Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqiti para Komisionit ekonomik raportin kritik për buxhetin e vitit 2017.

Bujar Leskaj ishte para deputetëve, nga ku argumentoi mungesën me përfundimin e mandatit të tij në krye të KLSH-së.

bujar leskaj-konica.al
bujar leskaj-konica.al

“Në disa zëra buxhetorë, përfshirë deficitit dhe borxhit publik janë bërë devijime në drejtim të hartimit, zbatimit, monitorimit dhe raportimit”, u shpreh Manjola Naço, drejtoreshë e KLSH.

Por Ministri i Financave i ka hedhur poshtë përfundimet e KLSH-së se qeveria ka shtrembëruar shifrat e deficitit. Arben Ahmetaj tha se diferencat e pretenduara janë të stisura.

“Sisistemi informatik qeveritar i bërë si i tillë për të ndihmuar thesarin ka qenë edhe në vitin 2011. Që ka qenë edhe i njëjti”, u shpreh Arben Ahmetaj.

Sipas KLSH shtrembërimi kryesor i deficitit vjen nga krijimi i detyrimeve të prapambetura, veçanërisht për rimbursimin e TVSH-së.

arben_ahmetaj_sezoni turistik me i suksesshem-konica.al
arben_ahmetaj_sezoni turistik me i suksesshem-konica.al

Por Ministria e Financave thotë se ato që KLSH klasifikon si borxh i prapambetur janë riskeduluar në marrëveshje me vetë kompanitë. Arben Ahmetaj tha se financat e shtetit janë forcuar nga viti në vit dhe këtë e certifikoi dhe tregu ndërkombëtar.

“Ne skanohemi çdo muaj. Arritëm të emetonim një bono europiane, me një çmim 3,5 %. Që është një sukses i ekonomisë,” tha Ahmetaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legalizime të paligjshme

KLSH kallëzon 4 zyrtarë në Dibër