MENU
klinika

Këtë vit me ligj të ri

Kompensimi i pronarëve, 136 mln USD për tre vjet

06.10.2018 - 17:29

Ligji për kthim-kompensimin e pronave ka sjellë një seri ndryshimesh. Pika më e debatuar e ndryshimeve është vendosja e kufirit prej 20% për vlerën e kompensimit financiar të pronarëve.

Ndryshimet përcaktojnë që kur subjekti i shpronësuar nuk përfiton kompensim fizik dhe ka një vendim përfundimtar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP, të vlerësuar financiarisht, ai do të përfitojë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimit deri në 20% të vlerës totale të kompensimit financiar. Por përfitimi financiar nuk mund të jetë më i lartë se 10 milionë lekë të reja. Pjesa tjetër, 80%, nga vlerësimi i vendimit përfundimtar do të kompensohet fizikisht nga fondi i tokës.

Kompensimi i subjekteve fillon pasi vlerësimi financiar i pronës bëhet përfundimtar, ka kaluar afati 30-ditor i njoftimit përmes publikimit të vlerësimit financiar, dhe nuk ka pasur ankim. ATP-ja vijon procedurat për kompensimin e subjekteve sipas rendit kronologjik, duke filluar nga vendimi më i hershëm. Prioriteti i mënyrave të kompensimit përcaktohet sipas rendit të mëposhtëm: Kompensim fizik në ish-pronën e subjektit të shpronësuar; Kompensim fizik nga fondi i tokës; Kompensim financiar.

Agjencia e Trajtimit të Pronave procedon me kompensim financiar, vetëm pasi ka përfunduar procedurat e kompensimit fizik mbi pronën e njohur dhe subjekti nuk ka bërë aplikim për ankand.

Gjatë tre viteve të ardhshme, për kompensimin financiar të pronarëve nga buxheti i shtetit do të përdoren 136 milionë dollarë. Në Buxhetin e vitit 2018, Këshilli i Ministrave ka parashikuar fondin prej rreth 34 milionë dollarësh. Fond që do të shënojë një rritje të dukshme në vitin 2019, i cili përkon edhe me zgjedhjet lokale. Për këtë vit, Qeveria do të vërë në dispozicion të kompensimit të pronarëve rreth 49 milionë dollarë. Rritja do të jetë më modeste për në vitin 2020, kur janë parashikuar për këtë qëllim 53 milionë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!