08.10.2018 - 12:02
Kreut i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Dorëheqja e tij është njftuar nga vetë Eltar Deda, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Arsyet e dorëheqjes ende nuk janë bërë të ditura pasi në njoftimin e tij nuk thuhet asgjë lidhur me motivin.
“Falenderime për çdo kënd që më besoi dhe më mbështeti gjatë kësaj periudhe që unë drejtova Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor”
Këtë sezon turistik, Deda në cilësine e kreut të këtij institucioni udhëhoqi një sërë kontrollesh në bare, restorante, hotele, pishina duke marrë masa të ashpra administrative për subjektet në shkelje të ligjit.