MENU
klinika

'Kopshti zoologjik i ferrit'

Pronarët sfidojnë shtetin, nuk lirojnë kafshët

28.10.2018 - 10:50

Forcat e Policisë së Shtetit, bashkë me inspektorët e Mjedisit, specialist të ardhur nga Tirana, ndodhen tek dera e Safari Park për të ekzekutuar vendimin për transferimin e 13 kafshëve, midis tyre, 4 luanë drejt Tiranës pas jehonës që mori kjo çështje. 

Dera kryesore e këtij parku është e mbyllur dhe pronarët megjithëse nuk ndodhen në këto ambiente, nuk pranojnë të lejojnë autoritetet që të ekzekutojnë vendimin.

Avokati i subjektit, Elvis Sulejmani, në një prononcim për gazetarët ka thënë se nuk do të bëhet sot transferimi i kafshëve, pasi sipas tij, subjekti në fjalë i ka përmbushur detyrat e vendosura nga inspektoriati.

“Në datën 17 të këtij muaji është paraqitur një grup inspektimi, pas një lajmi të dalë nga mediet e huaja dhe portalet. Ka ardhur grupi i punës, ka mbajtur një proces-verbal dhe është vendosur që aktiviteti do të mbyllej. Ligji për faunën e egër dhe ligji për inspektimin e parashtron shumë qartë sesi duhet të veprohet. Prej 15 vitesh Safari vepron në kushte ligjore. Kushtet kanë qenë: Të paraqiten analizat e kafshëve, të zbatohen rregullat e ligjit për inspektim dhe të paraqiten kartelat mjekësore. Afati për të mbushur këto detyra fillon në 18, 8 ditë janë 8 ditë efektive pune. Ne i kemi përmbushur të gjitha detyrat tona. Ka dalë informacioni që ne kemi mbushur detyrat, dhe inspektoriati vjen në një ditë pushim. Për shkaqe familjare pronari ndodhet në Vlorë, s’është i hapur aktiviteti sot. Si mund të futen dhe të marrin kafshët? Administratori s’është. Unë flas me fakte. Nga e hëna deri në orën 20:00, Safari Park Zoo, do të jetë i hapur për vizitorët”, tha ai. 

Nga ana tjetër, Anduel Xhaliaj, drejtor i Policisë Pyjore, ka thënë se ndërhyrja do të bëhet sot, pasi kafshët janë vetëm dhe të paushqyera.

“Kopështi duhet hapur patjetër sot, pasi kafshët janë të paushqyera dhe pa njerëz brenda. Masat do merren menjëherë, presim ekspertë të policisë dhe prokurorisë. Subjektit i është lënë afati 8-ditor të sjellë dokumentet, por s’ka sjellë asnjë document. Në bazë të ligjit, sot duhet të mbyllet menjëherë aktiviteti dhe do bëhet sekuestrimi i kafshëve që janë në robëri. S’e dimë nëse kafshët janë të lidhura apo janë të lira”, tha ai. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Gati për kalimin e banorëve

Pas 10 ditëve, ndërtohet ura e Darzezës

Ndalohet dhe i bëhet kontroll: Kishte drogë me vete

28 vjeçari me “Benz” nuk i bindet urdhrit të Shqiponjave

Bie në pranga 47-vjeçari në Kakavijë

U shpall në kërkim pas operacionit anti-drogë në Nikël

Një prej inxhinierëve kryesorë të Vlorës para ‘90

Ndahet nga jeta në moshën 70 vjeçare biznesmeni i ndërtimit

Dhjetëra forca policie “zbarkojnë” në rrethinat e Krujës

Parcelat me hashash çojnë “shtetin” në Nikël