MENU
klinika

Deklarata

Kosova me ushtri/ Haradinaj: Kush nxit destabilitet merr ‘faturën’

19.10.2018 - 10:41

Kryeministri Ramush Haradinaj dha mesazhin e qartë për të gjithë ata që nxisin destabilitet, pas miratimit të ligjit për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se Kosova do të bëhet me Ushtri dhe do të jetë pjesë e NATO-s.

Ramush-Haradinaj-ekstardimi i babale-onica.al

“NATO është një vendimmarrës serioz. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Jemi në bashkëpunim edhe me vendet tjera të rëndësishme të NATO-s. Procesi i mandatimit të Ushtrisë është me peshë. Dallimi është vetëm ndërrimi i emrit. Mos keni dilema. Jemi thellë të bindur, 17 institucione të sigurisë së Kosovës ishin pjesë e një organizimi të KFOR-it që isha dje.

Ne jemi pjesë e NATO-s. Edhe në lexim të dytë do të kaloj. Ne do të bëhemi me ushtri. Ideja e korrigjimit ka vdekur. E dëgjuat dhe ambasadorin siç është shpreh. Nuk mendoj që shpërblehet dhuna apo incidentet. Cilido që e bën atë do ta merr faturën. Vetëm ata që e përkrahin stabilitetin në vend kanë me dal të fituar. Nëse dikush e nxit ndonjë incident me siguri ka me marr ndonjë faturë në fund”, -tha Haradinaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova gati të bëhet me ushtri


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!