MENU
klinika

Alibi e kriminelëve

Kryemadhi takim me të rinjtë: Rrëzojmë Ramën me revolta

15.10.2018 - 20:21

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI në njësinë numër 1 në kryeqytet, ku foli për largimin e kryeministrit Edi Rama, sipas saj rruga e vetme është revolta.

Krymadhi tha se opozita nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, pasi sipas saj nuk mund të bëhet alibi e kriminelëve dhe vjedhjes së shqiptarëve.

“Reforma që ne kemi votuar është e kapur nga Ram dhe i shërben bandave dhe viktimat janë qytetarët. Këto reforma që ne i shohim sot, janë kthyer në elementë që çdo ditë e më shumë po gllabërojnë shoqërinë shqiptare dhe po e kthejnë inekzistente.

monika kryemadhi takim me te rinjte e lri-konica.al
monika kryemadhi takim me te rinjte e lri-konica.al

Pasi po tu pyesësh ju doni të ikni jashtë shtetit, kjo është fatkeqësi për vendin, sepse në këtë drejtim ju shihni mundësinë për tu larguar.

Sot kjo qeveri nuk të ofron siguri, baraz , ndershmëri dhe demokraci, nuk të lejon të thuash atë që mendon. Situata në të cilën Edi Ramës dhe Rilindja nuk ka më kthim mbrapa, ka vetëm një mënyrë shpëtimi revolta.

Të gjithë thonë se opozita të shkojë, në Kuvend, por për çfarë të shkojë opozita, të bëhet alibi për vjedhjet që po bëhen. Po më mirë të shkojmë në shtëpi se atë bëhemi alibi e këtyre kriminelëve”- tha Kryemadhi.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA