MENU
klinika

Disa këshilla!

Kujdes vaksinat nëse jeni me diabet!

22.10.2018 - 13:09

“Nëse keni diabet, keni nevojë që të aplikoni të gjitha vaksinat e rekomanduara”, thotë Shoqata Amerikane e Diabetit.

Diabeti zvogëlon aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksione të caktuara. Kjo ngre rrezikun për komplikime serioze nga sëmundjet që juve ju mbrojnë vaksinat, duke përfshirë gripin, pneumoninë, hepatitin B, tetanozin dhe herpesin.

“Njerëzit me diabet mund të jenë në rrezik më të lartë për të marrë sëmundje të caktuara dhe gjithashtu probleme serioze nga sëmundjet që mund të ishin parandaluar me vaksina”, tha Evan Sisson, një profesor i asociuar në Universitetin Commonëealth të Virxhinias.

Gjithkush duhet të dijë se cilën vaksinë ka nevojë të aplikojë për të mbrojtur veten dhe për të diskutuar me mjekun e tij nëse ata janë të përditësuar me vaksinat”, tha Sisson në një njoftim për shtyp të shoqatës.

Shoqata ofron këto rekomandime për të bërë vaskinat nëse keni diabet:

Vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë kundër gripit sezonal. Për dikë me diabet, ndërlikimet shëndetësore të gripit mund të përfshijnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, pneumoni, bronkit, infeksione të sinusit dhe infeksione të veshëve.

Vaksina e DTP-së mbron nga tre sëmundje serioze të shkaktuara nga bakteret: tetanus, difteria dhe pertusis (kollë e keqe). Ju duhet të merrni këtë vaksinë çdo 10 vjet.

Vaksina e ‘herpes zoster’ zvogëlon rrezikun e zhvillimit të herpesit dhe neuralgjisë post-herpetike, kjo është një sëmundje serioze për njerëzit e pavaksinuar. Nëse jeni 50 vjeç ose më i vjetër, duhet të aplikoni patjetër vaksinën kunder herpes zoster.

Diabeti rrit rrezikun për vdekje nga infeksionet pneumocoçale, të cilat mund të përfshijnë infeksione të mushkërive, te gjakut, te veshit, të trurit dhe te palcës kurrizore.

Njerëzit me diabet duhet të marrin vaksinën anti- pneumokokale një herë para moshës 65 – vjeçare dhe dy herë më pas.

Hepatiti B mund të përhapet përmes matesave të glukozës në gjak, pajisjeve të gishtit dhe pajisje të tjera për kujdesin ndaj diabetit, kështu që është e rëndësishme për njerëzit me diabet të vaksinohen kundër hepatitit B.

Vaksina rekomandohet për personat me moshë më të vogel se 60 vjeç dhe para se të aplikojnë vaksinën duhet që të konsultohen tek mjeku i tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN