MENU
klinika

Mos e nënvlerësoni!

Përfitimet shëndetësore të kungullit të verdhë

30.10.2018 - 11:00

Burim i pasur me ‘Beta Caroten’

Ashtu si kushërinjtë e tyre portokalli, karrota dhe patatet e ëmbla, kungujt e verdhë janë të pasur me ‘beta caroten’. Trupi juaj e kthen këtë antioksidant në vitaminë A.

Ju keni nevojë për vitaminë A për të përmirësuar shikimin tuaj, për të luftuar mikrobet dhe për sistemin tuaj riprodhues që të punojë ashtu siç duhet. Gjithashtu ndihmon që zemra juaj, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera të qëndrojnë të shëndetshme.

Ndihmon sytë tuaj të jenë të shëndetshëm

Një filxhan kungull mund t’ju japë 200% të konsumit tuaj të përditshëm të vitaminës A të rekomanduar. Nëse e merrni atë, sytë tuaj do t’ju falenderojnë. Vitamina A ju ndihmon të keni sy të shëndetshëm dhe të shihni më qartë, veçanërisht në kushtet e dritës së dobët.

Frenon rrezikun e kancerit

Vitaminat e kungullit sjellin një goditje të re për kancerin: një rrezik i zvogëluar i llojeve të caktuara të kancerit, si kanceri i mushkërive ose i prostatës.

Studimet tregojnë se ky përfitim vjen vetëm kur hani ushqime me vitaminë A. Ju nuk merrni të njëjtën mbrojtje nëse e merrni vitaminën A nga suplementët me vitamina që përmbajnë edhe vitaminën A.

Nxit imunitetin tuaj

Përveç ‘beta carotenit’, kungujt e verdhë ofrojnë vitaminë C, vitaminë E, hekur dhe folatë, të cilat , të gjitha së bashku forcojnë sistemin tuaj imunitar.

Më shumë kunguj në dietën tuaj mund të ndihmojnë që qelizat tuaja imune të punojnë më mirë për të shmangur mikrobet dhe shpejtimin e shërimit kur të keni një problem shëndetësor infektiv në organizëm.

Ndihmon hipertensionin

Ngjyra portokalli e kungullit është gjithashtu një shenjë se ajo është e mbushur me kalium. Kjo është vendimtare për uljen e presionit të gjakut.

Farat e kungujve, nje burim i pashtershëm, gjithashtu janë të mbushura me minerale dhe sterola bimore që rrisin nivelet e kolesterolit LDL (lloji i mirë) dhe ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Fuqia e Kaliumit

Më shumë lajme të mira rreth fuqisë së kaliumit që ndodhet tek kungulli i verdhë: Studimet tregojnë se nivelet më të larta të kaliumit mund të ulin rrezikun e insultit cerebral, gurët në veshka dhe diabetin e tipit 2. Një tjetër bonus: Kaliumi mund të rrisë gjithashtu dendësinë e mineralit të kockave, duke rritur shëndetin e tyre.

Dobëson barkun tuaj

Kungulli i verdhë është i pasur në fibra dhe ka kalori të ulëta. Kjo do të thotë se ato ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të shëndetshme për t’u dobësuar atëherë kungulli i pasur me lëndë ushqyese është një zgjedhje e mirë.

Flini më mirë

Farërat e kungullit kanë triptofan, një aminoacid që ndihmon në krijimin e një lënde kimike të quajtur serotonin. Përveç kësaj për t’ju bërë të ndiheni mirë, serotoni është gjithashtu një faktor kyç në promovimin e gjumit të mirë.

Zbut lëkurën

Fuqia antioksiduese e ‘beta caroten’ në kungull punon për të luftuar efektet e plakjes në lëkurën tuaj. Gjithashtu ndihmon në lehtësimin e inflamacionit, i cili mban lëkurën tuaj dhe trupin tuaj më të qetë dhe më të lumtur.

Ndihmon zemrën tuaj

Shanset për sëmundjet e zemrës ulen ndërsa marrja e fibrave rritet, dhe kungulli është i mbushur me to.

Por, nuk është vetëm fibra që kujdeset për zemren tuaj: Vitamina A dhe kaliumi që merrni kur shtoni kungull në dietën tuaj gjithashtu luajnë një rol në shëndetin e zemrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN