Mungesa e vitaminës B12, ose hypocobalaminemia, i referohet niveleve të reduktuara të kësaj vitaminë në gjak.
Ajo tregohet nga shumë shenja dhe simptoma, shumë prej të cilave kanë të bëjnë me shëndetin psikologjik dhe emocional.
Shkaku më i zakonshëm është marrja në sasi të reduktuar, përdorimi i medikamenteve të caktuara, gjenetika, kequshqyerja, absorbimi i dobët nga stomaku ose zorrët, inflamacion kronik i stomakut, parazitë të zorrëve dhe shumë faktorë të tjerë.
Kjo vitaminë është një central elektrik dhe është thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të trurit, prodhimin e ADN-së, nervave ,qelizave të gjakut dhe një sistem të shëndetshëm imun.
Ajo gjendet në produktet e kafshëve, të tilla si mishi, qumështi dhe vezët.
Prandaj, nëse nuk trajtohet, mungesa e vitaminës B-12 mund të shkaktojë sëmundje serioze të gjakut dhe probleme neurologjike. Këto janë shenjat paralajmëruese më të zakonshme të lidhura me mungesën e vitaminës B-12.
Lodhje e pashpjegueshme
Nëse jeni të lodhur, edhe nëse keni fjetur mirë dhe vazhdimisht keni mungesë energjie, trupit tuaj mund të mungojë kjo vitaminë. Arsyeja është mungesa e prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut, e cila është një nga funksionet e B12. Në këtë rast, transportimi i oksigjenit tek organet pengohet dhe çon në lodhje.
Marramendje
Mungesa e B12 mund të shkaktojë marramendje, si dhe një ndjenjë e tundjeve kur ngrihesh shumë shpejt nga një pozicion i ulur dhe kur ecni lart ose poshtë.
Harresë
Nivelet e ulëta të B12 mund t’ju bëjnë gjithashtu që t’i harroni gjërat shpesh,kjo është një simptomë e zakonshme e kësaj mangësie. Megjithatë, ju mund të rritni kujtesën tuaj duke rritur marrjen e B12.
Ndjesi pickimi
Mungesa e B12 shpesh shkakton ”çpuarje” në të gjithë trupin, pasi që vitamina ndikon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe kështu kontrollon nivelet e oksigjenit. “Kunjat “ ose “gjilpërat” mund të shkaktohet nga dëmtimi nervore dhe të japin ndjesinë sikur të pickon dicka.
Dobësia e muskujve
Në rast se muskujt nuk marrin sasi të mjaftueshme të oksigjenit nga qelizat e kuqe të gjakut, ato dobësohen dhe bëhen të pafuqishëm.
Por, çfarë të bëjmë?
Ju duhet të konsumoni më shumë qumësht, vezë, pulë dhe burime të proteinave të kafshëve, dhe të merrni vitamina B12 shtesë. Ne fuqimisht këshillojmë marrjen e formës së tij të njohur si metilcobalamin, i cili absorbohet më mirë nga trupit.