25.10.2018 - 14:22
Kancelari austriak Sebastian Kurz, në hapje të konferencës “Ballkani dhe BE-ja, cikli i procesit të Berlinit” që po mbahet në Budva të Malit të Zi, ka përgëzuar Maqedoninë për vendimin e marrë në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
“E përgëzoj vendimin historik të Maqedonisë për të vazhduar me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilin ka dërguar sinjale nxitjeje, jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin”, u shpreh Kurz.
Delegacion i Maqedonisë kryesohet nga zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektashi. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë
‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’
Marrëveshja për emrin e Maqedonisë