Pak ditë më parë, bëri bujë lajmi i arrestimit të reperit të njohur Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Reperi u vu në pranga nga policia e kryeqytetit në një hotel në Linzë, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal.
Policia bëri të ditur se Stresit iu gjet një armë zjarri pistoletë, ndërsa në hotel ishte së bashku me një vajzë, e cila sipas unifromave blu është identifikuar si shtetasja P.Ç. 20-vjeçe. Së fundmi babai i reperit, Sali Lushaj ka rrëfyer në lidhje me tradhtinë e të birit kundrejt partneres së tij Kejsi. Në një intervistë për “SevenBizz” babai i Arkimedit u shpreh se ky arrestim është inskenuar nga pushteti.
“Ky ishte një arrestim shumë i bujshëm, sikur Stresi është trafikant por gjithçka është e manipuluar. Armën ja kanë mbështjellë me peshqir dhe ja futën në dollap. Në momentin që një fanse ka hyrë në dhomë dhe ka dashur të bëjë një foto me tim bir. Brenda dy minutash futet policia, dhe direkt kanë shkuar tek dollapi dhe i gjejnë armë. Vajza ka qenë e ulur në karrige,”- ka thënë Lushaj.