Ai tashmë është futur me legjendave të Kombëtares kuqezi, ish-kapiteni Lorik Cana tashmë i ka “varur këpucët në gozhdë”, por ai është ende aktiv dhe mjaft i dashur për publikun shqiptar e më gjerë.
Në një intervistë në TV Klan, Cana ka detaje të pathënë më parë për jetën e tij. Prej 4 vitesh, ai është i martuar me italianen Monica, me të cilën ka një djalë.
Cana zbuloi një detaj mjaft interesant kur tregoi se Monikës i kishte vënë kusht për gjuhën shqipe para martesës. “Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyejë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën”. “Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos me bërë më të mirën