MENU

Kreu i shtetit uron ish-kapitenin

Presidenti Ilir Meta, urim special për legjendën Lorik Cana

27.07.2018 - 10:17

Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana, ka sot ditëlindjen. Ai feston 35-vjetorin. Urimet për të nuk mungojnë nga të gjitha drejtimet, ku jetojnë e punojnë shqiptarët.

Që herët në mëngjes, një urim i tillë, madje special, është bërë edhe nga kreu i shtetit, Ilir Meta, përmes faqes së tij në Facebook:

“Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë.

Sot në ditëlindjen e tij të 35-të i uroj Lorik Canës, kapitenit tonë kuq e zi, që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike, kualifikimit në “Europianin 2016”, edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese, ashtu si 93 ndeshjet që ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë.

Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut, që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij”.