MENU
klinika

Ushtria e Kosovës

Kuvendi i Kosovës diskuton për formimin e ushtrisë

18.10.2018 - 12:20

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrystem Berisha, duke e prezantuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, ka thënë se ky Projektligj është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese.

Ai këto komente i ka bërë në Kuvendin e Kosovës që po debatohet për formimin e ushtrisë.

Me qëllim të mbikëqyrjes së kontrollit civil dhe demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Ministria e Mbrojtjes do të ketë funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saja. Ministria e Mbrojtjes do të hartojë politika të përgjithshme të mbrojtjes në nivel strategjik, do t’i ushtrojë kompetencat e plota në bazë të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Berisha.

Edhe kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, ka kërkuar që të votohet, nga ana e deputetëve, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë