Çfarë duhet të dini për orarin strikt të të ushqyerit?
Nëse jeni duke kërkuar të bini në peshë , pergjigjia mund te jetë regjimi kohor i të ushqyerit .Ideja është që ju duhet të hani vetëm në orare të caktuara të dites dhe pa e prishur këtë rregull.Ky regjim ushqimor mund të sjellë pa shumë mundime përfitime të dukshme.
Disa shkencetarë të Universitetit të New York-ut bënë një studim.Ata ndan në 2 grupe 16 vullnetarë.
Një grup vonoi kohën e ngrenies së mëngjesit për 90 minuta dhe më pas hëngri darkën 90 minuta më herët se normalisht.
Grupi tjetër hëngri në në oraret e tyre te zakonshme.
Të dy grupet hanin ushqime të përgatitura në shtëpi. Në mënyrë periodike, studiuesit testuan gjakun e vullnetarëve, duke kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit. Vullnetarët mbajtën dietë strikte,të kujdesshme dhe plotësuan një pyetësor feedback-u në fund të studimit.
Pas dhjetë javësh, grupi i parë kishte humbur, mesatarisht, dy herë më shumë peshë sesa grupi i dytë. Pas analizimit të dietes se tyre, studiuesit zbuluan se grupi i parë,i cili kishte ndjekur një orar të përcaktuar , kishte ngrënë më pak ushqim gjatë kësaj kohe. 57 % e antarëve të grupit thanë se nuk kishin shumëë oreks dhe në këtë mënyrë hanin më pak. Ata eliminuan edhe ngrënien gjate natës.
Ky studim nuk mund ta lidhë përfundimisht yndyrën e trupit me orarin e të ushqyerjes, por kjo e bën të qartë përparësitë e ketij regjimi në arritjen e rezultateve të deshiruara.Ky regjim, nuk është gjithmonë në përputhje me detyrimet familjare dhe sociale , megjithatë cdo njeri prej nesh duhet të mundohet të ndjekë një orar të caktuar per tu ushqyer dhe së bashku me një dietë të shëndetshme do të arrini më lehtë të merrni rezultatet e deshiruara.