MENU
klinika

Bye-bye, flokë të shkurtër!

Ky truk i bukurisë japoneze do t’i bëjë flokët tuaj të rriten super shpejt

22.10.2018 - 16:28

Jeni të mëzitura sepse flokët ju rriten shumë pak?

 Ateherë provoni të shpëlani  flokët me ujë orizi.

Gratë japoneze e kanë ditur  dhe e kanë përdorur këtë sekret për shekuj me radhë.Uji i orizit mund të stimulojë rritjen e flokëve, të forcojë majat  dhe të përmirësojë shëndetin e lëkurës së kokës. Forcon  rrënjët e flokëve duke ju dhënë atyre më shumë shkëlqim.

Ky trajtim është shumë i thjeshtë dhe ju mund ta bëni atë në shtëpi. Pasi të lani  flokët masazhoni kokën dhe flokët  me ujin e orizit, duke fillur nga rrënja drejt  majave. Pasi flokët  të jenë plotësisht të lagur, lerini për pesë deri në 10 minuta para se ti shplani.

Mjafton ta zieni orizin për disa minuta ,ta kulloni ujin dhe pasi të ketë arritur nxehtësinë e deshiruar mund ta hidhni më flokë. Këtë produkt mund ta përzieni me vajra esenciale si rozmarinë, livando dhe argan, të cilat pasi shkrihen në temperaturën e ujit ,hidratojnë çdo fije floku … deri në pjesët  e ndara dhe të dëmtuara.

Keto truke te thjeshta do tju ndihmojnë të keni floke të bukur dhe të shëndetshëm qe aq shumë i keni dëshiruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm me përbërës natyral

3 receta për flokë të shëndetshëm


Nga vetitë e shumta për shëndetin, te mënyra e kultivimit

Ndryshimet mes çajit të zi dhe jeshil

Sezoni i qumështit të bletës

Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve