MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Leku dominon tregun

03.10.2018 - 15:00

Leku ka dominuar të mërkurën tregun e këmbimit valutor, duke u forcuar kundrejt të gjitha valutave kryesore. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, euro u këmbye me 125.7 lekë duke shënuar vlerën më të ulët më afërsisht gjashtë javët e fundit. Euro ra më tej me 0.21 pikë krahasuar me të martën. Tetori duket se ka sjellë një rritje të ofertës së euros në tregun e këmbimit valutor, çka po e lëviz sërish në ulje kursin monedhës europiane ndaj lekut.

Leku u forcua njëkohësisht edhe kundrejt dollarit amerikan dhe paundit britanik, duke reflektuar zhvlerësimin e këtyre dy monedhave kundrejt euros në tregjet ndërkombëtare. Dollari amerikan u këmbye me 108.68 lekë, në rënie me 0.6 pikë që nga dita e djeshme. Ndërsa paundi britanik pësoi rënie për të tretën ditë radhazi dhe u këmbye me 141.31 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN