Leku e ka nisur në pozita të forta javën në kursin e këmbimit valutor. Pas forcimit të ndjeshëm të javës së kaluar, këtë të hënë leku u paraqit i stabilizuar në kursin e këmbimit me euron. Monedha europiane ishte pothuajse në vlerat e të premtes, me një rënie të papërfillshme në masën e 0.01 lekëve. Kursi euro lek-ngelet në nivelet më të ulëta në pothuajse 10 vitet e fundit. Oferta e lartë e euros në treg dhe pritshmëritë e publikut për një zhvlerësim të mëtejshëm e kanë zhvlerësuar monedhën e përbashkët europiane.
Pas forcimit të javës së klauar, edhe dollari amerikan e nisi javën në rënie kundrejt lekut. Monedha e gjelbër u këmbye me 109.25 lekë, në rënie me 0.33 pikë nga kursi i ditës së premte. Ndërkohë, vazhdon të humbasë terren edhe paundi britanik, që u këmbye të hënën me 140.22 lekë, 0.06 pikë më pak krahasuar me të premten.