16.10.2018 - 15:03
Lëvizjet e kursit të këmbimit ishin modeste edhe sot, megjithatë leku humbi lehtë pikë ndaj valutave kryesore. Euro u këmbye me 125.31 lekë, nga 125.3 lekë që kishte qenë kursi të hënën. Kursi euro-lek është stabilizuar sërish, në nivele disi më të ulëta krahasuar me ato të periudhës qershor-shtator.
Leku u zhvlerësua edhe kundër dollarit amerikan dhe paundit britanik. Dollari u rrit lehtë në 108.27 lekë, 0.08 lekë më shumë krahasuar me kursin e të hënës. Ndërsa sterlina u forcua më ndjeshëm dhe u këmbye me 142.86 lekë, 0.59 pikë më shumë krahasuar me ditën e djeshme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kursi i këmbimit
Euro drejt 125 lekëve
Kursi i këmbimit
Euro prek vlerën më të ulët në pesë javë
Kursi i këmbimit