MENU
klinika

Këshilla

Llojet më të mira të çajit dhe benefitet e tij

27.10.2018 - 12:31

Çajet janë një mënyrë e mahnitshme për të zbutur shqisat tuaja dhe për të rifreskuar veten menjëherë. Ato  punojnë si një trajtim i shpejtë për sëmundje të ndryshme si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, probleme të lëkurës etj. Ka një shumëllojshmëri variantesh në shjije dhë aromë  por sot do tju tregojmë për vetitë e  tyre kuruese:

Çaji jeshil

Çaji jeshil është i dobishëm për një sërë sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore. Ai mund të zvogëlojë në mënyrë aktive dhimbjen e artritit, inflamacionin dhe dhimbjen e shkaktuar nga muskujt e lënduar pas stërvitjes. Është shumë efektiv për reduktimin e fryrjes. Kjo është për shkak se; çaji jeshil përmban një përbërës aktiv  i cili është një tretës i fuqishëm.Ndihmon të bini në peshë.

Çaji i kamomilit

Nëse ndiheni të lodhur pas darkës, pini në një filxhan të nxehtë çaj të kamomili. Ndihmon të relaksoni  muskujt dhe në shpërndarjen e gazit që shkakton fryrjen e barkut. Kamomili gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e çdo lloj sikleti në stomak. Dermatologët e rekomandojnë për të trajtuar problemet e lëkurës si ekzemë, puçrra në fytyrë dhe pigmentim në lëkurë.

Çaji i zi

Çaji i zi bëhet nga gjethet e bimeve. Ai ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe frenimin e urisë. Efekti i kombinuar i këtyre  ndihmon në humbjen e peshës. Ky çaj  ndihmon edhe në trajtimin e dhimbjes së kokës dhe të diarresë.

Çaji i xhinxherit

Xhinxheri është përdorur për të rregulluar trazimet në stomak për shekuj me radhë. Ai vepron duke zvogëluar presionin në  bark dhe duke e lehtësuar atë. Pirja e çajit të ngrohtë të xhinxherit ndihmon në funksionin e sistemit të tretjes.