Mbrëmjen e sotme një makinë ka rënë në greminë, në rrugën e Dajtit, fsahti Surrelë.
Makina mësohet të ketë dalë nga rruga dhe në këtë mënyrë ka përfunduar në humnerë.
Sipas informacioneve të Policisë makina e aksidentuar është e tipit “Fuoristradë” e cila mësohet të jetë bërë copash.
Në makinë gendeshin tre persona të gjinisë mashkull, ku njëri prej tyre bëhet me dije të ketë humbur jetën, si dhe dy të tjerët janë të plagosur.
Identiteti i viktimës është bërë i njohur nga verifikimet dhe nga burimet e Policisë, ai është 38-veçari Florenc Vishkurti.
Ndërkohë të plagosur mësohet të jenë shtetasit Lulzim Balla, dhe Zyhdi Alcani, të cilët janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital.
Në njoftimin e Policisë shkruhej:
“Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona.”