MENU
klinika

Skandal politik në Itali

Manipulohet reforma kryesore, Conte kërcënon me dorëheqje

19.10.2018 - 20:04

Nga Brukseli ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e vendeve anëtare, kryeministri italian Giuseppe Conte është shprehur se është gati të japë dorërheqjen.

Shkak është bërë dekreti fiskal i sapo aprovuar nga qeveria por që ndërsa pritej të mbërrinte në zyrën e Presidentit të Republikës, dikush i ka ndryshuar tekstin duke krijuar një skandal politik të pa precedent.

Kryeminstri italian ka kërkuar menjëherë tërheqjen e tekstit të manipuluar duke pezulluar draftin fiskal deri në rishikimin nga ana e tij të të gjitha neneve.

Ky manipulim që ka vënë në vështirësi tërë stafin e qeverisë Conte ka krijuar një çarje të thellë mes dy forcave të koalicionit qeverisës që akuzojnë njëri-tjetrin si autorë të skandalit.

E përditshmja italiane “Il Corriere” përcjell zëmërimin e kreut të ekzekutivit italian i cili nga Brukseli është shprehur se “askush nuk duhet të mendoj se ai do të duroj gjithçka. Ia kam thënë dhe atyre që duhet të dëgjojnë se jam gati të jap dorëheqjen”, është shprehur Conte sipas medias italiane.

Zyra e shtypit e kryeminisrisë italiane në Romë përgënjeshtron fjalët e kryeministrit Conte dhe pse ky fakt për analistët italianë tregon klimën e rëndë që është krijuar mes forcave të koalicionit pas “dorës së padukshme” që manipuloi tekstin e reformës.

Zëvëndës/kryeministri dhe lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio deklaron se do të referojë rastin në Prokurori ndërsa Ministri i Brendshëm dhe lideri i Lidhjes, Matteo Salvini, drejton gishtin tek 5 Yjet, duke pretenduar se diktimi e shkrimi i tekstit të draftit fiskal është bërë nga njerëzit e caktuar nga Lëizja 5 Yje.

“Nëse 5 Yjet kanë ndryshuar ide mbi këtë draft të diskutuar shumë herë së bashku, mjaft që të shprehet”, thotë Salvini, duke premtuar se kjo reformë do të rishkruhet ashtu siç ishte parashikuar në marrëveshjen qeverisëse.

Ndërkohë kryeminstri Conte ka një tjetër betejë të rëndësishme në Bruksel ku disa prej vendeve anëtare mes të cilave dhe Gjermania, janë skeptikë mbi rregullat e reja të vendosura në reformën ekonomike që çon në 2.4% koficientin e borxhit publik me PPB.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN