MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Maqedoni/ DASH përshëndet rezultatet e referendumit

01.10.2018 - 11:41

Një ditë më parë u mbajt referendumi në Maqedoni lidhur me çështjen e emrit sipas marrëveshjes me Greqinë.

Lidhur me zhvillimet e ditës së djeshme, ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit(DASH), i cili ka pëshëndetur rezultatin e referendumit.

Më tej DASH, i ka dretuar Kuvendit thirrjen që të përkrahë implementimin e plotë të marrëveshjes së Prespës në Kuvend.

kolana e librave

Dash konica.al
Dash konica.al

Më tej në komunikatën e DASH, thuhet:

“SHBA përshëndesin rezultatin nga referendumi i 30 shtatorit në Maqedoni, ku qytetarët shprehën përkrahje për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë. SHBA fuqishëm mbështesin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, e cila do të mundësojë vendin e merituar në NATO dhe BE dhe do të kontribuojë për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin. Tani kur Kuvendi i Maqedonisë do të debatojë për ndryshimet kushtetuese, i bëjmë thirrje liderëve që të ngrihen mbi politikat partiake dhe të mos e lëshojnë këtë mundësi historike për të siguruar të ardhme më të ndritur për vendin, si vend anëtare e barabartë në institucionet ndërkombëtare”.

Kujtojmë se referendumi në Maqedoni u mbyll me rezultatet ku më shumës se 90% e votuesve i thanë po marrëveshjes de vetëm rreth 6% e kudërshtuan atë me anë të votës. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN