MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Marrëveshja e Prespës duhet zbatuar

14.10.2018 - 16:21

Maqedoni

Përfaqësuesja e lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme të Bashkimi Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se Marrëveshja Prespa është një mundësi unike për pajtimin dhe mbylljen e kontestit dy dekadash të gjatë në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, kjo mundësi nuk mund të përsëritet më. Ajo thotë se kjo Marrëveshje duhet të zbatohet.

Kosovë

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ka kërkuar përmes një letre të gjithë liderëve politikë nga Shqipëria dhe Kosova të angazhohen për ato që ai i cilëson si çështje kritike dhe e para në listë është ideja e shumë-diskutuar e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Komuniteti tërheq vërejtjen se nuk ka tokë për të dhënë.

Greqi

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në fjalimin e tij në Këshillin e Lartë të Partisë qeveritare Syriza vetëm disa ditë para se Kuvendi i fqinjit verior të Greqisë të votojë për ndryshimet kushtetuese që kërkon që Marrëveshja e Prespës duhet zbatuar në të kundërtën sipas tij, Maqedonia nuk ka të ardhme në NATO dhe BE.

Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për ndryshim dhe plotësim të buxhetit për vitin 2018. Këtë vendim Qeveria e solli në bazë të lëvizjeve fiskale që krijuan nevojën për përshtatje minimale të buxhetit për vitin 2018, sikurse në anën e të hyrave ashtu edhe të dalurave.

Serbi

Ministri i Jashtëm dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, pohon se nuk e di nëse është e saktë informata se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë komunikimin me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Sipas gazetës beogradase Blic, Daçiç ka thënë se lidhur me këtë çështje ka mësuar nga media, por përkujton se Amerika po përpiqet të jetë objektive ndaj Kosovës. /Konica.al