MENU
klinika

Ngjarje e rëndë

Mat/ Vriten dy punonjësit e bashkisë

11.10.2018 - 15:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, përkatësisht në fshatin Shelli, ku janë vrarë dy punonjës të Bashkisë.

Sipas informacioneve paraprake nga të dhënat e Policisë, punonjësit gjendeshin në Shelli nën detyrën e hapjes së së një rruge.

skene-krimi-konica.al
skene-krimi-konica.al

Mësohet se punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drekë, pasi kishin mbaruar punë janë ulur në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori ka hyrë në lokal, dhe i ka qëlluar të dy.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti, megjithëse nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Të dhënat për ngjarjen ende mungojnë, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.