MENU
klinika

Raporti i KLSH-së

Mbetjet spitalore, rrezik pranë qytetarëve

23.10.2018 - 20:34

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar një kontroll lidhur me trajtimin e mbetjeve spitalore.

Sipas raportit të KLSH, këto mbetje në disa spitale nuk trajtohen, por hidhen bashkë me mbetjet urbane duke u bërë burim infeksionesh e sëmundjesh.

Mbetjet spitalore mbeten një rrezik serioz për qytetarët.

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi më të fundit ka konkluduar se shpesh mbetjet spitalore përzihen me ato urbane duke u shndërruar në burim i përhapjes së një sërë sëmundjesh në popullatë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se mbetjet e rrezikshme spitalore, të cilat duheshin çuar për trajtim mbaheshin në ambientet të papërshtatshme.

mbetjet-spitalore-konica.al
mbetjet-spitalore-konica.al

Të tilla shkelje janë hasur si në QSUT ashtu edhe në spitalin e Fierit dhe Kukësit.

Dy spitalet e Fierit dhe të Kukësit nuk kanë autoklavë të tyre për trajtimin e disa mbetjeve që nuk konsiderohen të rrezikshme.

Për këtë qëllim ato duhet të kontraktojnë subjektet private, të cilat bëjnë djegien e këtyre mbetjeve dhe edhe këto nuk kontrollohen siç duhet pasi një kompani, e cila është licencuar për këtë qëllim nuk e ushtron këtë aktivitet në adresën që ka dhënë kur është licencuar.

-mbetjet-spitalore-konica.al
-mbetjet-spitalore-konica.al

Ndërsa të tjera nuk janë kontrolluar se si e bëjnë djegien.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Agjencisë Kombëtare të kërkojë destinacionet ku derdhet hiri në rastet kur bëhet djegia dhe Inspektoratit të Mjedisit të ushtrojë kontrolle ndaj subjekteve që janë licencuar për trajtimin e mbetjeve që në fakt nuk i kryejnë këtë gjë.