MENU
klinika

Nga The Economist

Merkel dhe e gjithë Europa në telashe…

20.10.2018 - 11:43

Ka parti që mund të mendojnë se humbja e dhjetë për qind të votuesve mund të konsiderohet një fatkeqësi. Por rezultatet për partinë Bashkimi Krstian Social të Gjermanisë (csu) më 14 tetor, të cilat humbën shumicën pasi kishin qeverisur shtetin më të madh të Gjermanisë për 52 vitet e fundit, është edhe më e dhimbshme.

Por kjo nuk ishte humbja e vetme “e dhimbshme”. Socialdemokratët (spd) dolën në vendin e pestë, humbën gjysmën e mbështetjes së tyre dhe tani duket se po shkojnë drejt humbjes përfundimtare.

Kjo është arsyeja pse shumica e analistëve bien dakord që ata në në mars të hyjnë në një “koalicion të madh” (GroKo, në pseudonimin e tij gjerman), me Kristian Demokratët e Angela Merkel (cdu).

Ka mundësi që rënia e qeverisë së Merkel është vetëm disa javë larg, dhe kjo do të sjellë pasoja të rënda për një kontinent që po ballafaqohet me Brexit, një krizë të re euro të nxitur nga italianët dhe një Rusi gjithnjë e më të zhurmshme.

Rezultati në Bavari nuk ishte një lajm i tmerrshëm. Të Gjelbrit dolën disi më të kënaqur. Alternativa e fortë e djathtë për Gjermaninë (afd) mori vetëm rreth 10% të votave në krahasim me 16% që pritej nga sondazhet.

Por zgjedhja e Bavarisë është konfirmim i mëtejshëm se të tre partitë e Grokos janë në telashe.

Në nivel kombëtar, CDU-ja e Merkelit ka humbur goxha mbështetje. Ky është një reagim ndaj vendimit të kancelares në vitin 2015 për të pranuar më shumë se 1 milion azilkërkues në Gjermani. Nga ana tjetër, SPD po braktiset nga mbështetësit e saj sepse edhe një herë ajo është duke mbështetur një kancelare që ata e shohin si të papranueshme. SPD tani përballet me një zgjedhje të vështirë: të qëndrojë në një aleancë me një parti që votuesit e saj e urrejnë apo të largohen, ndoshta duke shkaktuar humbje të thellë në zgjedhjet e ardhshme.

Angela Merkel

Edhe në qoftë se GroKo hyn në punë, ditët e kancelares prapë duken të numëruara.

Kjo situatë në Gjermani po  ndodh në një kohë aspak të favorshme për Europën.

Britania duket se do të largohet nga Bashkimi Europian pa marrëveshje. Koalicioni i paqëndrueshëm populist i Italisë është po përplaset  vazhdimisht me Komisionin Evropian. Suedia ka pak mundësi për të formuar një qeveri në çdo kohë. Dhe madje Franca po përballet me kriza të trajtuara keq.

Kjo nuk është një pamje shumë e gëzueshme dhe ka gjasa që të përkeqësohet dita-ditës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sondazhet aspak favorizuese

Bavaria voton sot/ Merkel në rrezik