MENU
klinika

Detajet

Meta me Avramopoulos: Reformat do mundësojnë negociatat me BE

05.10.2018 - 09:32

Presidenti Ilir Meta ka takuar Komisionerin Europian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Gjatë takimit, kreu i shtetit, vlerësoi nismat e Komisionit Europian për “Forcimin e angazhimit për Sigurinë dhe Migracionin” dhe për “Forcimin e Shtetit Ligjor”, dhe arritjen e marrëveshjes që mundëson operimin e ekipeve të Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare (FRONTEX) në Shqipëri.

“Bashkëpunimi më i afërt për menaxhimin e migracionit, sigurimin më të mirë të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar, është jo vetëm i mirëpritur por edhe i domosdoshëm kundrejt sfidave të mëdha me të cilat përballemi”, – u shpreh Presidenti Meta.

Duke folur për synimin që vendi të çelë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm, Kreu i Shtetit konsideroi përparësore rezultatet konkrete në përmbushjen e reformave kyçe. “Çështjet e shtetit ligjor dhe të së drejtës mbizotërojnë jo vetëm agjendën europiane të Shqipërisë por edhe aktualitetin në vend”, – theksoi Meta.

Ndër të tjera Meta vlerësoi zhvillimin në Tiranë të Ministerialit për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si një tjetër dritare mundësie që nxit frymën e bashkëpunimit rajonal dhe europian.

Në përfundim kreu i shtetit falënderoi Komisionerin Avramopoulos edhe për raportin pozitiv të Komisionit Europian që rekomandoi liberalizimin e vizave me Kosovën, qytetarët e së cilës meritojnë ta gëzojnë plotësisht sa më parë këtë të drejtë.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore