MENU
klinika

Deklarata

Meta me Presidentin e Senatit Amerikan, diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi

03.10.2018 - 09:33

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e Senatit Amerikan, Orrin Hatch, të cilit i shprehu mirënjohjen “për ndihmën që SHBA dhe Senati i kanë dhënë Shqipërisë për reformat e brendshme”.

“Mirënjohje SHBA dhe Senatit për ndihmën për forcimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë. Shqiptarët nuk do harrojnë kurrë ndihmën jetike që SHBA u ka dhënë gjatë gjithë historisë.

meta konica.al

SHBA është partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe ne jemi të angazhuar për forcimin dhe konkretizimin e partneritetit strategjik me SHBA në të ardhmen”, u shpreh Meta.

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Meta theksoi se ky dialog “duhet të garantojë të ardhmen europiane të dy vendeve”.