04.10.2018 - 09:23
Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vizituar Institutin John McCain ku është takuar me drejtuesit e tij.
Gjatë takimeve, Kreu i Shtetit ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të senatorit të ndjerë John McCain si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.
“I nderuar të vizitoja McCain Institute dhe të takoja drejtorin ekzekutiv, Ambasador Kurt Volker. Mirënjohës për Senatorin John McCain, në veçanti për kontributin e tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.????”, shkruan Meta pas takimit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Samiti i paqes i OKB
FOTO/ Meta takon çiftin Trump
Ndahet nga jeta senatori McCain