MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Mickoski ofron zgjidhjen për daljen nga kriza

07.10.2018 - 18:35

Kryetari i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, në një dalje publike për mediat ka folur lidhur me krizën e re politike të cilën po përjeton vendi.

Mickoski, ofroi një nga opsionet e tij për daljen nga kjo krizë, ku sipas tij, kryeministri Zaev duhet të heqë dorë nga Marrëveshja e Prespës e më pas të shkohet në zgjedhje pas së cilave do të formohej Prokurori e re Publike.

“Por, njëherë do ta analizoj periudhën e funksionimit të Qeverisë aktuale, të gjitha aferat dhe dyshimet për krim lidhur me Qeverinë aktuale, përfshirë edhe parregullsitë në referendum, por, edhe të gjitha ato materiale që janë pjesë e materialit të përgjuar ilegalisht, e që kanë të bëjnë me Zoran Zaevin dhe LSDM-në”– tha Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

mickoski-konica.al
mickoski-konica.al

Edhe varianti tjetër i Mickoskit është që të shkohet në zgjedhje me kërkesat tashmë të njohura si Qeveri e Përzhinës 100 ditë para zgjedhjeve, prokuror publik me propozim të opozitës dhe komision anketues për referendumin.

Ndërkohë i pyetur nëse një pjesë e deputetëve të DPMNE-së negociojnë për të siguruar shumicë në Kuvend, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja me Greqinë, kreu i opozitës shprehet:

“Nuk do të doja të besoj dhe nuk mund të besoj nëse dikush në këtë shtet mendon të bëj pazar me diç për të cilën qytetarët e këtij vendi më 30 shtator qartë treguan se e refuzojnë.”

Sipas Mickoskit, zgjedhjet eventuale të parakohshme pa Qeveri të Përzhinës, do të ishin kundërligjore dhe tentativë që Zaev edhe më tej të mbetet në pushtet.

Ai nuk u përgjigj nëse VMRO-DPMNE do të merr pjesë ose do t’i bojkotojë zgjedhjet eventuale, në rast se kryeminsitri Zaev nuk përmbush kërkesat e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mbledhja e parë e përbashkët qeveritare

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe M. së Veriut

Çfarë shkruajti shtypi gjerman?

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Von der Leyen njofton vizitën në Ballkan

“Do përçoj angazhimin tonë për anëtarësimin në BE”

"Qeveria nuk duhet të japë dorëheqje"

Zjarri me 14 viktima, Zaev: Tragjedi ndodhin gjithkund

DW: Qëndrimi i Berlinit për “Ballkanin e Hapur”

Miguel Berger: Projekt historik që duhet jetësuar

Identifikimi i disa prej viktimave përmes ADN

Tragjedia në Tetovë/ “Gjithçka ndodhi në 3-5 minuta”