MENU
klinika

Bashkëpunim me partnerët e FRONTEX

Ministeriali në Shqipëri/ Firmosen 3 marrëveshje

04.10.2018 - 17:34

Ministria e Brendshme e Shqipërisë do të nënshkruajë marrëveshje me partnerët e FRONTEX gjatë mbajtjes së Ministerialit mbi çështjet e brendshme dhe të drejtësisë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Tiranë.

Duke qenë se çështje të tilla si menaxhimi i kufijve, lufta kundër trafikimit të drogës dhe terrorizmi janë çështje me rëndësi jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por për mbarë Europën

Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka thënë se ardhja në Tiranë e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian konfirmon prespektivën e qartë evropiane të Shqipërisë.

xhafa-konica.al
xhafa-konica.al

“Pritet që gjatë ministerialit të nënshkruhen tre marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë.

Konkretisht për menaxhimin e kufijve, në fushën e luftës kundër terrorizmit si edhe në fushën e intensifikimit të përpjekjeve kundër drogërave dhe narkotikëve në përgjithësi.

Ndihma do të jetë përmes rritjes së kapaciteteve njerëzore, logjistike dhe përgjithësisht ekspertizës në luftë kundër këtyre fenomeneve.

Këto fusha janë të identifikuara si cështje me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, padyshim, por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian në përgjithësi.”

Kujtojmë se dy ditë më parë në Tiranë u mbajt një tjetër event i rëndësishëm në fushën e sigurisë siç ishte takimi i drejtuesve të policisë kriminale të Evropës Juglindore.

xhafa-konica.al
xhafa-konica.al

Në këtë takim janë bërë bashkë në Tiranë 70 drejtues të lartë të policive të Ballkanit dhe Evropës.

Zëvendësministri Lamallari tha se në këtë takim u diskutua mundësia e shkëmbimit të eksperteve dhe oficerëve ndërkombëtar për të thelluar hetimin ndaj grupeve kriminale dhe aseteve të paligjshme.

“Diskutuam edhe për mundësinë e lehtësimit të procedurave të shkëmbimit të oficerëve.

Kjo ishte edhe një këmbëngulje e palës shqiptare, pasi përmes shkëmbimit qoftë edhe të përkohshëm të ekspertëve ndërkombëtarë, bëhet e mundur thellimi i hetimeve kundër grupeve kriminale dhe aseteve të paligjshme.”

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e shkëmbimit në një kohë të shpejtë dhe më efektive të informacionit policor mes palës shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese evropiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA