Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Jashtëm i Turqisë, ka njoftuar se ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë për të realizuar një vizitë zyrtare.
Njoftimin, Çavuşoğlu e ka realizuar nëpërmjet rrjeteve sociale teksa shkruan:
“Jemi në Tiranë për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet dhe agjendën tonë të përbashkët”.
Ndërkohë, në njoftimin e zyrës së shtypit të Ministrisë për Evrpën dhe Punët e Jashtme thuhej:
“Nesër, e premte, datë 19 tetor 2018, ora 09:00, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministri Ditmir Bushati do të presë në një vizitë zyrtare në Tiranë ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlűt Çavușoğlű.
Në përfundim të takimit, ora 10:35, të dy ministrat, Bushati dhe Çavușoğlű do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.”