Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pas miratimit të projekt ligjit për lojërat e fatit nga Komisioni i Ekonomisë.
Kryeministri Edi Rama thotë se tashmë projekt ligji kalon në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten votohet në Kuvend. Sipas kryeministrit, miratimi i pr.ligjit për lojërat e fatit është një mesazh i qartë ndaj krimit të organizuar.
“FLM deputetëve të Komisionit të Ekonomisë e Financave, për mbështetjen me votën sot të projekt-ligjit për ndalimin e bixhozit!Tani në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten të gjithë në KuvendPër nënat e gratë në radhë të parëDhe për një mesazh të qartë krimit të organizuar”-ka shkruar kryeministri Edi Rama.