MENU
klinika

A do dënohet pastori amerikan?

‘Molla e sherrit’ mes Trump dhe Erdogan, sot në Gjykatë

12.10.2018 - 12:58

‘Molla’ e sherrit mes Turqisë dhe SHBA-ve, pastori amerikan Andrew Brunson, ka dalë përpara gjykatës turke, ku pritet të përballet me akuzat që janë ngritur kundër tij.

Brunson, është pastori që ka ngrirë marrëdhëniet mes Trump dhe Erdogan, pasi Turqia e akuzon si spiun dhe se është i lidhur me terrorizmin. Edhe pse SHBA dhe shpesh herë vetë Presidenti Trump, ka kërkuar lirimin e pastorit, Erdogan nuk është bindur, duke hapur kështu një ‘luftë’ mes tyre.

Vëzhguesit presin të shohin nëse ai do të lirohet apo jo, pasi Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me sanksione shtesë të rast të mbajtjes së Brunsonit në Turqi. Brunson, 50-vjeçar, mund të dënohet me 35 vite burgim, nëse shpallet fajtor për terrorizëm dhe spiunazh.

Organi i akuzës në Turqi e kanë akuzuar pastorin për përfshirje në grupe terroriste. Sipas Prokurorisë turke, Brunson është i lidhur me grupin e militantëve kurdë që udhëhiqet nga kleriku turk që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për orkestrimin e tentativës së dështuar për grusht shteti në vitin 2016.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestimi që tensionoi marrëdhëniet

Erdogan ‘shuplakë’ Trumpit:Jemi të pavarur!