MENU
klinika

Shkakton probleme serioze shëndetësore

Mos përdorni kurrë xhinxher nëse jeni në këto kushte

29.10.2018 - 16:09

Xhenxheri  është një bimë  me lule, mbillet në Kinë, dhe konsiderohet të jetë një nga bimët më të shëndetshme në planet. Emri i saj shkencor është Zingiber  dhe është anëtar i familjes Zingiberaceae.

Është jashtëzakonisht i pasur me  lëndë ushqyese dhe në komponimet bioaktive dhe kështu ka një efekt pozitiv në të gjithë trupin dhe mund të përdoret si  në  në gatim dhe në pije.

Për shkak të faktit se është i efektshëm në vecanti  në rastet e  sëmundjeve në  sistemin  tretës, konsiderohet të jetë “shërim për gjithçka”. Sasia e lartë e enzimeve në përmbajtjen e tij ndihmojnë në dekompozimin ,në tretjen e ushqimit dhe detoksifikimin e trupit.

Sidoqoftë, përvec benefiteve të panumërta shëndetësore, xhenxheri nuk rekomandohet në rastet e mëposhtme:

Çrregullime të gjakut

Kjo bimë stimulon qarkullimin e gjakut, prandaj është e dobishme në rastin e obezitetit, diabetit, sëmundjes së Raynaud ose sëmundjes së arteries periferike, por duhet të shmanget nga njerëzit që vuajnë nga hemofilia.

Hemofilia është një çrregullim gjenetik në të cilin aftësia koaguluese e gjakut reduktohet, që do të thotë se edhe  nga një dëmtim i vogël, gjakderdhja mund të çojë në vdekje.

Prandaj, xhenxheri mund të neutralizojë efektet e medikamenteve të përdorura në këtë rast dhe mund të përkeqësojë situatën dhe të shkaktojë hemoragji vdekjeprurëse.

Shoqërimi me disa lloje medikamentesh

Njerëzit që  vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut  ose marrin medikamente për diabet, i përkasin grupit të veçantë të rrezikut, pasi xhinxheri  mund të ndryshojë efektet e ilaceve në trup.

Kombinimet e xhenxherit  me antikoagulantët, beta-blockers ose  me insulinën mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme. Ai stimulon rrjedhjen e gjakut dhe zvogëlon presionin, dhe në këtë mënyrë  ulin efektet e këtyre barnave.

Njerëzit  nën peshë

Në rast se doni të shtoni në peshë, nuk duhet të konsumoni xhinxher pasi kjo rrënjë është e pasur me  fibra dhe rrit pH e stomakut dhe stimulon enzimat e tretjes.

Prandaj, kjo çon në djegien e yndyrës dhe ul dëshirat për ushqim dhe mund të shkaktojë humbje në peshe, parregullsi menstruale dhe rënie të flokëve.

Shtatzani

Xhinxheri  ka në përbërje shumë  stimulues që mbështesin shëndetin e muskujve dhe ndihmojnë tretjen. Sidoqoftë, përdorimi i tij gjatë shtatzënisë mund të çojë në kontraktime të parakohshme dhe lindje të parakohshme.

KUJDES!

Përdorimi i tij është veçanërisht i ndaluar në tremujorin e fundit të shtatzënisë. Gjithashtu, konsideroni faktin se ai pengon thithjen e vitaminave yndyrore dhe hekurit dietik .

Megjithatë, mund të përdorni në sasi të vogla, por sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj paraprakisht.

Në rast se i përkisni ndonjërit  prej grupeve të njerëzve të përmendur më sipër, ju mund të zëvendësoni xhenxherin  me speca djegës, piper të zi  ose piper të kuq.