MENU
klinika

Parashikimi i motit

Moti në muajin Tetor, nisin shirat e vjeshtës

01.10.2018 - 09:04

Sipas parashikimit të motit, dita e parë e muajit tetor do të shoqërohet me mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit.

Në ekstremin Juglindor të vendit, ekziston mundësia që të ketë shira të dobët.

Sipas Meteoalb, java në vijim do të karakterizohet nga vranësira dhe shira e rrebeshe kryesisht në zonat bregdetare.

moti konica.al
moti konica.al

E marta sjell shtim të vranësirave dhe shira të dobët në Veri por mundësi për rrebeshe të përkohshme në Qendër – Jug; stuhitë dhe rrebeshet lokalizohen në hapësirat detare të Adriatikut – Jonit. E mërkura dhe e enjtja paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme ndërsa shirat mbeten në horizontin e fundjavës…..

Temperaturat vijojnë lehtësisht mbi vlerat tipike të vjeshtës si në mëngjes dhe mesditë thuajse gjatë gjithë javës ndërsa vlerat ekstremale do të luhaten nga 7°C më e ulëta gjatë orëve të para të ditës deri mbi 28°C, maksimumi në zonat e Ultësirës Perëndimore.

Përgjithësisht, muaji tetor do të sjellë periudha 6 – 7 ditore të ngrohta të ndërprera këto me intervale 3-4 ditore me mot të ftohtë.