MENU
klinika

Reagon Gjin Gjoni

Mungoi në mbledhje, ministrja Gjonaj të shkojë për shpifje

20.10.2018 - 15:52

Gjyqtari Gjin Gjoni ka hedhur poshtë pretendimet e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila e paralamëroi me padi në gjykatë nëse nuk zhbën vendimin.

Sipas gjyqtarit ministrja nuk ka qenë e pranishme në mbledhje andaj ka informacion jo të plotë si dhe pohon se vetë mbledhja është zhvilluar brenda të gjitha kornizave të ligjit.

“Mbledhja është zhvilluar brenda kornizës ligjore. Ministrja të mos mungojë në mbledhje dhe në këtë mënyrë do të ketë informacion të plotë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në varësi të presidentit jo nga ministrja. Përshëndes paketën antishpifje. Por është ministrja që në këtë rast duhet të shkoj për shpifje. Procedura të kësaj natyre nuk janë të parat. Dua të shtoj se vettingu nuk ndërpritet. Në çdo rast që do të më kërkojnë jam gati të paraqitem.”

gjin-gjoni HEDH POSHTE PRETENDIMET-konica.al
gjin-gjoni HEDH POSHTE PRETENDIMET-konica.al

Gjytari Gjoni, hedh poshtë edhe pretendimin se ai ka votuar për veten e tij madje dhe për çështjet e tjera.

Gjyqtari, njëkohësisht anëtar i KLD-së, ka marrë një leje prindërore dy vjeçare prej KLD pas lindjes së vajzës me justifikimin se i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë ku ka dhe familjen.

Por vendimi është konsideruar i qëllimshëm prej ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni e cila u shpreh se po tentohet që ai ti shmanget vettingut.

Ndonëse nga ana tjetër vetë gjyqtari shprehet se është gati të paraqitet në çdo kohë nëse kërkohet për vetingun.