Në Kolegjin ‘Iliria’ organizohet në Prishtinë aktivitete shkencore, në të cilin do të ndahet edhe “çmimi shkencor ndërkombëtar “Aleksandër Shandri Stipçeviq – 2018” i cili i jepet akademikut Muzafer Korkutit nga Shqipëria.
Kolegji Iliria është themeluaar në 2002 nga profesori dhe bisnesmeni Mexhait Reçi. Është një nga Kolgjet e para në Kosovë dhe ka disa drejtime studime, në ekonomi, juridik, shkenca sociale, psikologji etj.
Prorektori i Kolegjit ‘Iliria’, Isak Shema, i tha RTK-së se sot do të bëhet edhe përurimi I librit “Shqipja are ard dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj – konferencë shkencore”. Ai ka qënë një albanolog i rëndësishëm për kombin shqiptar.
Aleksandër Stipçeviq lindi më 10 tetor 1930 në Arbënesh të Zarës në Kroaci. Është një nga personalitetet të arbneshëve të rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më pare u shpërngulën në rrethin e Zarës.
Stipçeviç ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj., deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb.
Ishte profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ai ka dhënë kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë. Ai ka qenë pergjegjes deparatmanti në Univesitetin e Zagrebit për Albanologjinë dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë. Është dekoruar me ‘’Urdhrin e Skderderbeut’’ në fushën e historisë dhe arkeologjisë. Është një studiues sistematik dhe shumë i rëndësishëm në lëmin e historisë.
Aleksandër Stipçeviq është autor i një numri të madh veprash për ilirët dhe historinë e librit: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj.
Më shumë se dyzet vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire. Aleksandër Shandri Stipçeviq vdiq më 31.08.2015.