MENU
klinika

Wlodzimierz Pajakowski

Origjina e Bardhylit, ndikimi midis ilirëve dhe të huajve

06.10.2018 - 11:51

Fakt është se qytetërimet kanë shkëmbime kulturore, ekonomike dhe politike me njëri-tjetrin. Kjo në formë dhunë, në formë detyrimi nga një qytetërim më i zhvilluar te tjetri, në formë shkëmbimesh e vlerash që mirëpranohen ose zhvillohen, ose në formë përzierje dhe asimilimi. Të gjitha këto kanë ndodhur në antikitet rreth shekullit të VI-VI p.e.s në territorin e Ballkanit, ku ndikimet midis fiseve, mbretërive, grupimeve apo alenacave kanë qenë të ndryshme, si të ilirëve, grekërve, romakëve apo makar persëve me grekët, maqedonët, ilirët. Në këtë shumësi marrëdhëniesh Wlodzimierz Pajakowski historian shkencëtar hedh disa këndvështrime mbi ndikimin e ilirëve si dhe e vendeve fqinje në Ballkan dhe dinamikën e zhvillimeve historike.

Në vetë Ilirinë me sa duket, fillojnë ndryshime të brendshme serioze. Siç e dëshmojnë faktet (fushata e ilirëve në Epir me ndihmën e Alketës I, afërsisht në vitin 385 dhe fushatat e tyre më të shpeshta në Maqedoni) ne tashmë kemi të bëjmë jo më me presionin e fiseve të veçuara ilire, por me sulme të planizuara që përpara, me ekspansionin territorial të grupit të bashkuar fisnor, në dispozicion të të cilëve kishte një forcë të konsiderueshme ushtarake.

Nga këndi i vështrimit të kërkimeve tona të fundit njohja e hollësishme e këtyre ngjarjeve ka një farë rëndësie. Ne veçanërisht na interesojnë marrëdhëniet midis fiseve të veçanta ilire.

Taulantët gjithnjë kanë qenë në fqinjësi me qytetin e Epidamnit. Në gjysmën e parë të shekullit të IV p.e.sonë ata luajtën në historinë e brendshme të Ilirisë rolin e tyre. Duhet marrë veçanërisht në konsideratë prijësi i taulantëve Galauri, i cili gjasisht është bashkëkohës i Bardhylit.

Sipas tezës së shkencëtarit Polka J. Lelevelit, Galauri luftoi me Bardhylin për zotërimin e Ilirisë. Në këtë përfundim autori arrin në bazë të ngjarjeve në maqedoninë fqinje. Sipas mendimit të tij, Bardhyli hypi në fronin maqedon Argeun. Në vitet 383-381 Glauri del kundër Argeut. Në këtë luftim fiton ky i fundit.

Që prej kësaj kohe taulantët nuk përmenden për më se 50 vjet, por ata shfaqen sërishmi në vitin 335 në periudhën e kryengritjes së Klitit, birit të Bardhylit. Kësaj radhe prijës i taulantëve është Glaukia.

Nën pushtetin e tij mbretëria taulante jetoi sërishmi një periudhë lulëzimi, të cilën e dëshmojnë luftrat fitimtare në Kasandrin, të kurorëzuara me pushtetin e Epidamnit. Por së shpejti kjo mbretëri kalon në duart e mbretit të molosëve Pirros.

Duke marrë parasysh mendimin e J. Lellevelit duhet të pranojmë se Bardhyli zotëronte taulantët. Ky mendim është shumë bindës, por megjithatë nuk e sqaron çdo gjë deri në fund, veçanërisht nuk sqaron origjinën fisnore të Bardhylit.

Kjo ka shumë rëndësi, megjithëse Bardhyli deri në kohën kur u bë mbreti i ilirëve duhet të ketë qenë në krye të ndonjë lidhje fisnore. Në territorin relativisht të vogël të Ilirisë së jugut ne gjejmë një sërë fisesh, të cilët rallë herë marrin pjesë në ngjarjet historike.

Midis tyre pa dyshim qene dhe brygët. Çështja e brygëve deri më tani është parë vetëm në aspektin e raporteve etnike, të inflirtimit të të ashtuquajturve elmentë etnikë thrakë, prania e të cilëve në Iliri nuk hyn në problemet e zgjidhura në mënyrë të padiskutueshme. Por deri më sot nuk i është kushtuar vëmendja e duhur rolit që ata mund të kenë luajtur në historinë politike të Ilirisë.

Sipas të dhënave të Apianit, brygët, pas kthimit në Frygia, gjatë një farë kohe duhet të kenë pushtuar Epidahmin dhe rrethet e tij. Pas brygëve qytetin e pushtuan taulantët e më vonë liburnët.

Duhet pasur parasysh se Apiani nuk e lidh me brygët themelimin e qytetit, por pikërisht rënjën e tij të parë. Në këtë mënyrë në përputhje me synimet e tregimit të Apianit, çështja e pushtimit të parë të qytetit korrespondon me periudhën e rritjes së rolit të brygëve në Iliri.

Të dhënat e Apianit për shpërnguljen e brygëve nuk janë të vetmet. I pari këtë e përmend Eugamoni i Kyrenës. Sipas të dhënave të tij, këto ngjarje datohen në shekullin VII para e. re. roli historik i brygëve nuk do të përcaktohet qartë, në se ne do të kufizohemi në lokalizimin e njohur të territorit të tyre.

Shumë studiues i vendosin brygët diku në rrethinat e Lyhnidit, në rajonet kufitare të Ilirisë dhe Maqedonisë, të tjerët i zhvendosin ata në perëndim, në rrethinat e Kandavisë, por gjithnjë pa u përcaktuar ndonjë territor të madh. Së fundmi dhe kjo ndodh më shpesh, brygët nuk llogariten fare. Sipas përcaktimeve tona, territori fisnor i brygëve në jug arrinte dhe vende-vende kalonte trasenë e rrugës Egnatia: në veri ai mund të arrinte deri në liqenin e Shkodrës.

 Në jug brygët kishin kufij të përbashkët me atintanët: në jugperëndim me parathinët dhe ndoshta edhe taulantët; në perëndim me detin Adriatik; në verilindje ata mund të kenë qënë në kontakt të drejtpërdrejtë me ardiejt dhe Pelagoninë; në juglindje me Dasaretinë. Territori i përcaktuar në këta kufij na detyron që brygët t’i zhvendosim ndërmjet fiseve më të mëdha ilire. Duke propozuar kufijtë e mësipërme të territorit bryg, ne u japim prioritet atyre në lidhje me vendosjen në këtë trevë të fiseve dhe emërtiemve territorial.

…në këtë mënyrë brygët zinin një pjesë të konsiderueshme të Ilirisë së jugut. Siç dihet, në sajë të të dhënave të Apianit, ata duhet të qenë pushtuesit e parë të Epidamnit. Por, sipas gjithë gjasave ata nuk e morën qytetin as në shekullin e VII as në shek. VI para e. re, duke qenë se në këtë kohë, sipas Thukiditit ai ishte në lulëzim. Më tepër mundësi ka që Epidamni në këtë kohë t’u diktonte kushtet e tij fiseve ilire përreth. Brygët nuk mund të pushtonin qytetin as në shek. V me qenë se ai ishte i lirë deri në fund të luftës së Peloponezit dhe ajo që ka më tepër rëndësi, më tej ai gjendet në fqinjësi me taulantët. Në periudhën në shqyrtim brygët duket se nuk paraqesin ndonjë rrezik për qytetin, për shkakun e thjeshtë se lidhja fisnore e brygëve nuk ekzistonte.

Premisë e parë për lidhjen e lidhjes fisnore të brygëve është e dhëna e Timahut, I cili duket se e njihte mirë dhe historinë ilire të shekullit të IV para. e. re. nga situata e paraqitur e Timahut del se tërë Iliria e jugut ishte e mbushur prej brygëve. Nga fiset ilire ai përmend vetëm brygët dhe enkelejtë, duke i lokalizuar këta të fundit në mënyrë mjaft të pasaktë.

Njëkohësisht tek Timahu mungojnë të dhënat për taulantët. Më tepër mundësi ka që taulantët të qenë nështruar nga grygët. Në këtë mënyrë brygët zinin periferinë e Epidamnit. Së shpejti qyteti bie nën presionin e tyre.

Të dhënat e sjella më sipër, të çojnë në përfundimin se rënia e parë e Epidamnit ndodhi pas luftës së Peloponezit, gjatë ose pas luftës së Korinthit, ose, ajo që ka më tepër mundësi, gjatë revolcionit të vitit 392 në Korinth.

Rënia e qytetit nën presion bryg vërtetohet dhe nga onomastika. Midis emrave vetjakë, që dalin në Epidamn, emir bryg haset më shpesh.

Kështu në sajë të të dhënave të Timahut mund të saktësohet fakti i lindjes së lidhjes fisnore bryge dhe prijësve të tyre në Iliri.

Siç e dimë, Bardhyli ishte armik i taulantëve. Nga sa u tha më sipër, del se ai ishte me origjinë nga fisi i brygëve. Pasi e përcaktuam këtë ne mund të kalojmë në çështje tjetër…

Tamam para betejës së Platesë, në kampin e Mardenit u përhap profecia sikpas së cilës tërë persët do të zhdukeshin po të guxonin të preknin Delfin. Por Herodoti e kundërshton mendimin se profecia kishte të bënte me persët. Sipas mendimit të tij duke cituar origjinalin ajo i përkiste…. Kjo shprehje mund të shihet si ‘’marshim i ilirëve, domethënë enkelejve’’ ose ‘’marshimi i ilirëve me enkelejtë në krye’’.

Vallë a shfaq Herodoti në këtë drejtim vetëm një njohje të mirë të legjendës, sipas së cilës Kadmejt dikur të dëbuar nga Teba dhe të strehuar tek enkelejtë, pas marrjes së pushtetit në Iliri, tentuan të kthehen në Greqi, të grabisin Delfin dhe tempujt e tjerë. Unë mendoj kështu.

Nuk duhet dyshuar për ndikimin e fortë Persian në Gadishullin Ballkanik. Nuk duhet përjashtuar edhe mundësia që ky ndikim të ketë filluar që prej periudhës së Kirit të Madh.

Midis popujve që pranuan autoritetin e tij përmenden dhe ilirët. Por me saktësi të plotë mund të themi se ndikimi i ahemenideve nisi që në kohën e Darit I.

Pikërisht ai nënshtroi Thrakinë, Maqedoninë dhe Pajoninë, prej ku emigroi një pjesë për në Azi të Vogël. Siç dihet Pajonia kishte kufij të përbashkët me Ilirinë dhe veç kësaj ekziston pyetja: mos qenë vallë pajonët fis ilir?

Duke u bazuar në këtë mund të nxjerrim konkluzionin se ndikimi pers preku dhe Ilirinë megjithëse ajo nuk mund t’iu jetë nënshtruar persëve në mënyrë të domosdoshme.

Ky ndikim u rrit dhe më tepër në periudhën e fushatës së Kserksit, në të cilën morën pjesë thrakët e Europës, maqedonët dhe më shumë shtete të Greqisë qendrore dhe veriore. Një situatë e tillë e bën të mundshëm bashkëpunimin e ilirëve me persët.

Në njohim mirë betejën e Platesë dhe luftimet e tjera të grekëre me persët. Këto qenë ngjarje mjaft të rëndësishme ushtarake në hsitorinë greke. Prandaj ato janë përshkruar me saktësi prej Herodotit, ndërsa fushatat e ilirëve nën udhëheqjen e enkelejve (në kontekstin e tregimit të Herodotit atyre u atribohet hegjemonia në Iliri gjatë luftrave greko-persiane) duke qënë ngjarje me rëndësi të dorës së dytë në frontin e madh të luftës greko-persiane, vetëm sa përmenden.

Një prej episodeve të kësaj lufte mund të jetë fitorja e banorëve të Apolonisë mbi Ilirët. Kështu duhet të arrijmë në përfundimin se populli ilir i cili shqetësonte Dyrrahun dhe me të cilët luftonte qyteti, qenë enkelejt. Fitorja e grekërve mbi persët i jep fund me sa duket, rolit udhëheqës të enkelejve në Iliri.

Nëse përcaktimin e mësipërm që mbështetet prej mjaft të dhënave do ta quajmë të bazuar, atëherë në dritën e faktorëve të parashtruar nuk ka dëshmi që të lejojnë lidhjen e mbretërisë së Bardhylit me enkelejt. Dimë mirë se një prej shkaqeve të luftës së Peloponezit ishte përmbysja demokratike në Epidamn në vitet 437-435.

Përfaqësuesit e oligarkisë, të dëbuar nga qyteti, gjetën mbështetje tek barbarët fqinjë dhe tek korkyrasit dhe pas një rrethimi të shkurtër e morën qytetin duke likuiduar pushtetin e partisë demorkatike. Fakti, që në këtë ngjarje, një farë roli luajtën ilirën nuk ndikoi pozitivisht në përforcimin e pozitave të qytetit, përkundrazi e dobësoi atë në fillim moralisht pastaj edhe faktikisht. Por nuk mund të flitet për një rënie politike të qytetit në periudhën e luftës së Peloponezit.

Në këtë kohë në territorin përreth dominojnë korkyrasit e së bashku me ta athinasit. Kjo hegjemoni forcohet edhe më tepër pas revolucionit demokratik të vitit 427 në Korkyrë.

Athinasit, gjithashtu e përforcuan ndikimin duke marrë liri të plotë për flotën e tyre. Në lidhje me këto fakte, mund të gjykohet se athinasit morën deri diku pjesë në ngjarjet e vitit 424 në territorin e Lynkestides, kur Arrabai i sulmuar nga Brasides dhe Perdikes mbështetet nga ilirët.

Në këtë mënyrë mund të gjykohet me që athinasit ishin aleatë të Arrabait. Athinasit dhe korkyrasit e ruajtën me siguri këtë hegjemoni deri në fushatën tragjike në Siqeli.

Shpejt pas kësaj athinasit qenë të detyruar të largojnë flotën nga Joni, dhe aq më tepër nga Adriatiku. Është mjaft e dyshimtë që Korkyra të ketë mundur të ruajë pozitën e saj. Pak kohë pas fushatës së Siqelisë Korkyra pushtohet nga Sparta dhe çlirohet vetëm prej fushatës së Timotheut.

Në Greqi rolin udhëheqës e zë Sparta dhe lidhja e Peloponezit. Por hegjemonia e Spartës zgjat pak. Lufta e Korintit e eliminon atë, jo vetëm nga radhët e shteteve që mund të ushtronin një ndikim në zhvillimin e ngjarjeve në gadishullin ballkanik dhe anatolik, por dhe nga ato që mund të ndikonin në zhvillimin e ngjarjeve në vetë Peloponezin.

Sparta nuk i bëri dot ballë situatës, që shënoi proçesin e dekompozimit të lidhjes së Peloponezit. Këto ngjarje ilustrohen mjaft mirë me revolucionin demokratik në Korinth në vitin 2392, si pasojë e të cilit ky qytet hyri në aleancë me Argosin.

Me këtë ai i humbi vetes të drejtat e një qeverie të pavarur dhe, ajo që ka më shumë rëndësi, edhe pretendimet për të ndikuar ndaj gjarjeve në Epir dhe Iliri.

Vendimet e të ashtuquajturës ‘’paqe mbretërore’’ rivendosin në një farë mase, të paktën ndaj situatës në Peloponez, pozitën që kishte Sparta para luftës së Korinthit. Kështu korinthi u detyrua të kthehej në lidhjen e Peloponezit.

Por e ardhmja e afërt e bind, se hegjemonia e Spartës, e krijuar në këtë mënyrë, ishte vetëm formale dhe jetë-shkurtër. Në një situatë të tillë mund të dyshohet në se Sparta zotëroi në Iliri. Por dhe në se ajo do të kishte ndonjëfarë ndikimi pas luftës së Peloponezit, me siguri që e humbi atë si rezultat i luftës së Korinthit.

Në këtë rajon së shpejti shfaqen konkurentë të rinj. Në adriatik dhe në jon shfaqen siqelianët, në fillim flota e Hermokratit dhe më pas Dionisi i me forca më të mëdha.

’Nga Historia politike e Ilirise në gjysmën e parë të shekullit IV para erës sonë’’ Wlodzimierz Pajakowski

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit