MENU
klinika

Ndryshimi i orës

Ndryshon për të fundit herë/ Akrepat 60 minuta prapa

27.10.2018 - 15:44

Viti 2018 shënon vitin e fundit kur do të ndodhë ndryshimi i orës përsa i përket kontinentit Europian.

Në këtë mënyrë të gjitha vendet do të kenë orën e njëjtë.

Është një ditë e mirë për të gjithë pasi do flemë një orë më shumë, kur ora të shënojë 03.00 mëngjesin e 28 tetorit.

Megjithatë nuk do të jetë një ditë e gëzuar për ata prindër që kanë foshnje të vegjël apo që punojnë natën.

ndryshimi i ores-konica.al
ndryshimi i ores-konica.al

Që nga viti 2002, direktiva e Bashkimit Europian vendosi që të rregullonte ndryshimin e orës 2 herë në vit, verë e dimër, duke vendosur që ndërrimet të bëhen në javën e fundit të marsit dhe javën e fundit të tetorit.

Por një raport i parlamentit Europian në vitin 2017 arriti në përfundimin se këto ndryshime duheshin rimarrë në konsideratë.

Disa vende jashtë BE-së si Rusia, Turqia, Bjellorusia dhe Islanda e kanë braktisur këtë praktikë.

Argumenti ishte se ndihmon në mbajtjen e një ore të njëjtë duke mos shkaktuar parregullsi në sektorin e transportit.