India dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje me 5.43 miliardë dollarë për pesë sisteme raketash S-400 ditën e sotme gjatë një takimi midis kryeministrit Narendra Modi dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Kjo marrëveshje vjen në një kohë tensionesh të shtuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe pas kundërshtimeve të Uashingtonit ndaj marrëveshjes dhe bashkëpunimit për mbrojtjen mes Nju Delhit dhe Uashingtonit.
Dërgesat do të fillojnë pas 24 muajsh, që pak a shumë është në fund të vitit 2020.
Por çfarë është S-400?
Është një sistem raketash mbrojtës. Ai është i njohur si sistemi më i avancuar i mbrojtjes, i aftë për të shkatërruar bomba, avionë, raketa në një distancë prej 380 km.
S-400 është një version i përmirësuar i sistemeve S-300. Sistemi i raketave, prodhuar nga Almaz-Antey, ka qenë në shërbim në Rusi që nga viti 2007.
Pse India kërkon S-400?
Sipas fjalëve të Shefit të Forcave Ajrore BS Dhanoa, S-400 do të ishte si një “përforcues” në krahun e Forcave Ajrore Indiane (IAF). India duhet të jetë e pajisur mirë për të përballuar kërcënimet fqinje.
Pakistani ka më shumë se 20 skuadra luftarake. Kina ka 1,700 luftëtarë, duke përfshirë 800 luftëtarë 4-Gen. Ndërsa mungesa e skuadrave të luftëtarëve ka ndikuar rëndë përpjekjet e Forcave Ajrore Indiane për tu përballur me armiqtë.
“Asnjë vend nuk po përballet me llojin e kërcënimit me të cilin përballet India. Synimet e kundërshtarëve tanë mund të ndryshojnë brenda natës. Duhet të barazohemi me nivelin e forcës së kundërshtarëve tanë”, tha shefi i Forcave Ajrore Indiane, në një konferencë shtypi këtë javë.
“Autonomi strategjike”
SHBA gjithnjë e më shumë po ndëshkon vendet që bëjnë marrëveshje “të rëndësishme” me Iranin ose Rusinë me sanksione. Marrëveshja e rëndësishme e mbrojtjes do të jetë gjithashtu një mesazh për “autonominë strategjike” të Indisë pavarësisht varësisë së saj nga SHBA-ja dhe Rusia.
Cilat vende e kanë këtë sistem?
Kina ishte blerësi i parë i huaj që nënshkroi një marrëveshje me qeverinë ruse në vitin 2014 për të blerë sistemin e raketave dhe Moska tashmë ka nisur ofrimin e një numri të fshehtë të sistemeve raketore S-400 në Pekin.
Vitin e kaluar, Moska nënshkroi një kontratë për të shitur sistemet në Turqi, duke marrë kritika nga aleatët e NATO-s të Ankarasë, veçanërisht Uashingtoni, i cili ka kërcënuar të bllokojë dërgimin e avionëve F-35 në Turqi.
Përvec Indisë, Rusia gjithashtu është duke negociuar me Katarin për të shitur sistemin e S-400.