MENU
klinika

Bruna Marquezine

Neymar “vuan”, e dashura relaksohet me miqtë e saj

19.10.2018 - 20:17

Kur Neymar u transferua te PSG dhe u mësuan shifrat marramendëse që ai fitonte, mediat në atë kohë shkruan se pavarësisht fitime të mëdha të brazilianit, ai nuk arriti dot të “blente” Bruna Marquezine.

Në atë kohë, çifti ishte ndarë, por dashuria e tyre triumfoi sërish, duke dashur të tregojnë se dashuria nuk blehet asnjëherë me para.

Por tashmë, ndërsa Neymar është totalisht i përqendruar te futbolli dhe arritja e sukseseve me skuadrën franceze të PSG, e dashura e tij braziliane Bruna Marquezine ka gjetur kohë të relaksohet në bregdet me miqtë e saj.

Madje, 23-vjeçarja këtë e ka treguar edhe përmes disa fotove dhe videove të publikuara në ‘Story’ të ‘Instagram’.


Bruna shihet në një formë tepër të mirë, edhe pse fansat e kanë kritikuar pak muaj më parë për fizikun e saj të dobët. Mirëpo, ajo pranoi se ndihet mjaft mirë me veten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN