MENU
klinika

Ligue 1, java II

Fiton PSG, përmbysin Neymar-Mbappe (Video)

18.08.2018 - 19:21

U mendua se PSG do të ndalej që në ndeshjen e dytë të kampionatit, teksa humbte 0-1 pjesën e parë në transfertë, por nuk ka ndodhur kështu.

Paris Saint-Germain ka vuajtur, por në fund ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen jashtë fushe ndaj Guingamp me rezultatin 3-1. Ishin vendasit ata që befasuan botën e futbollit, kur kaluan të parët në avantazh në minutën e 20-të.

Skuadra modeste i ka shkaktuar jo pak probleme kampionëve në fuqi, të cilët duket që janë akoma shumë larg formës ideale fizike, pa harruar se lojtarët duhet akoma të ambientohen me skemat e reja të trajnerit gjerman Thomas Tuchel.

Pas pushimit, ishte Neymar që pas një magjie në zonë pengohet, duke fituar një penallti që e realizon vet në një mënyrë origjinale. PSG u hodh në sulm për të gjetur golin e fitores dhe ishte Kylian Mbappe ai që i dha tri pikët në minutën e 82-të dhe në të 90-tën me dopietën e tij.