MENU
klinika

Detajet

Ngjarja në Bularat/ Flasin banorët: Nuk duhet të vritej, pasi…

29.10.2018 - 09:26

Mediat greke i kanë kushtuar shkrime të shumta ngjarjes së djeshme në Gjirokastër, ku në përleshje me policinë u vra nga Renea 35 vjecari Kostandinos Kacifas.

Protothema shkruan sot se flamuri grek në Bularat, i ngritur nga Kostandinos Kacifas ishte shkaku i reagimit shqiptar, që çoi në vrasjen e 35-vjeçarit.

Ngjarja ka gjetur të papërgatitur dhe të surprizuar banorët e fshatit minoritar, që njihen për urtësinë e tyre. Vrasja e djalit të fshatit është pritur me indinjatë nga banorët, në gjykimin e të cilëve i riu duhej të kapej dhe të nxirrej para drejtësisë.

“Vrasja e tij është e patolerueshme. Jemi shumë të indinjuar. Duam të zbardhet e vërteta përse u vra”, shprehen banorët e fshatit Bularat të mbledhur në qendër të fshatit. “Nuk kishte arsye përse të vritej, të kapej dhe të dilte para drejtësisë”, pohojnë ata.

“Djali bëri një budallallëk, por nuk vrau njeri. Qëlloi thjesht në ajër, nuk duhej ta vrisnin, por gjithë ata policë duhej ta kapnin të gjallë dhe ta nxirrnin para drejtësisë. Duhet të dalim të gjithë nesër të kundërshtojmë. Ka drejtësi apo jo?”, shprehet me tone të larta i moshuari.

Askush në fshat nuk e mendonte rrjedhën që do të merrte ngjarja dhe ende nuk mund të flitet për arsyet e veprimit të 35-vjeçarit. Kryetari i Bashkisë Dropull, Arqilea Deçka, pohoi se kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë trondit banorët e Dropullit, të cilët njihen si njerëz paqësorë, pasi kjo është ngjarja e parë e përplasjes me armë.

Miqtë e 35-vjeçarit kanë pohuar se mëngjesin e së dielës ka qenë i qetë, madje ka pirë kafe me miqtë. As në darkë dhe në mëngjes nuk ka lënë të kuptohet se do të kryente ndonjë veprim të tillë, ndërsa besohet se ka vepruar krejtësisht i vetëm.

“Nuk dimë të ketë pasur bashkëpunëtorë në të gjithë këtë ngjarje, që asnjë nuk e priste se do të përfundonte kështu. Po përpiqem të qetësoj fshatarët që janë tepër të shqetësuar”, u shpreh një prej miqve të 35-vjeçarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë u gjet në shtëpinë e ekstremistit?

Ngjarja në Bularat/ Policia sqaron dinamikën


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore