Çështja e Xhisiela Malokut ngelet padyshim një nga dosjet që ka ‘trazuar’ jo vetëm kronikën, por edhe politikën.
Ditën e sotme Gjykata e Krujës ka vendosur që të çojë për gjykim Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili akuzohet se ka përndjekur ish-të dashurën e tij Maloku. Mësohet se avokati i Rrajës ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij, por ky i fundit nuk ka pranuar akuzat për përndjekje.
Raportohet se në Gjykatën e Krujës është dorëzuar edhe një deklaratë noteriale e bërë nga Xhisela dhe motra e saj, të cilat kanë pranuar se me të pandehurin kanë pasur marrëdhënie të mira. Kujtojmë se çështja në fjalë u bë publike në gusht të këtij viti, pas një denoncimi që u publikua në adresë të Berishës.
Më pas doli në dritë edhe dëshmia e oficerit Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se kishte marrë kërcënime me jetë për të mbuluar denoncimin ndaj djalit të deputetit të PS-së Rraja.